“Qytetarët skeptik mbi premtimet e partive politike”

nxitur partitë të intensifikojnë aktivitetet dhe tubimet me qytetarët. Ndërkohë, pothuajse të gjitha partitë politike kanë fokusuar premtimet e tyre tek rritja e mirëqenies së qytetarëve. Qytetarët vazhdojnë të shfaqin dyshime mbi zbatimin e tyre në praktikë.
“As 10% nuk arrijnë me e reailzu, për veti i realizojnë”, tha një qytetar
“ Jo more nuk realizohet asnjë”, tha një qytetar tjetër.
“Pak mrrijnë krejt me ba”, tha një qytetar.
Sipas analitetes, Alama Lama, premtimet e partive politike janë më suhmë ambicioze sesa të realizueshme. Megjithatë, Lama kritikon partinë në pushtet e cila deri më tani përveç kërkimit të votave nuk ka prezantuar ndonjë program zgjedhor për një mandat të ri eventual.
“ Janë premtime ambicioze si në infrastrukturë, si në shëndetësi, si në arsim, dhe nëse shohim buxhetin e Kosovës atëherë kemi të bëjmë me premtime dhe programe ambicizioze, megjithatë është partia në pushtet që nuk prezanton asgjë dhe vetëm kërkon vota, përjashto atë që ka hapur thesin dhe po shpërndanë para tek qytetarët”, tha Lama për rtv21.
Vështruar nga raportet e organizatave ndërkombëtare, problemi kryesor në Kosovë janë pagat e ulëta, papunësia dhe varfëria, të cilat sipas eksperteve të ekonomisë, nevojitet një konsesnus më i gjërë politik për të gjeneruar një zhvillim të vërtetë ekonomik.
“ Ne shpesh shohim që inatet politike nuk e lejojnë zhvillimin ekonomik ose i shohim se janë ndalë ato projekte të cilat sjellin vërtetë zhvillim siç ishte projekti për termocentralin me gaz. Pra thjesht nevojitet një bashkëpunim më i madh politik sepse ne duhet të vendosim p.sh ta zëmë do të nxehemi me thëngjill apo me gaz, pra duhet të kemi konsensus politik dhe jo luftë politike në mënyrë që Kosova të ketë zhvillim..”, tha Musa.
Një tjetër problem të cilit, sipas analistes, Alma Lama, partitë politike i fikësohen për ta përdorur si adut zgjedhor, janë jo pak marrëveshje të arritura në Bruksel, të trashëguara nga Qeveria Kurti 2.
“ Po, do të trashëgohen nuk do të ketë mundësi Kosova të ikë nga këto por thjesht po shohim se nuk ka guxim askush që të pozicionohet tash për tash sepse mund të kushtojnë në elektorat”, tha Lama.
Fushata zgjedhore pritet të nisë më 11 janar dhe të përfundojë në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt 2025./RTV21/21Media