Qytetari deponon 251 monedha të falsifikuara në një bankë në Prishtinë

Zyrtari i një banke të hënën mbrëma ka raportuar se dy klientë në bankë në Prishtinë kanë deponuar shuma të konsiderueshme parash të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, njofton policia në raportin 24 orësh.

Bëhet e ditur se njëri prej tyre ka deponuar 502 euro, ku 251 prej tyre ishin monedha nga 2€, dhe tjetri një kartmonedhë prej 20 euro të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Po ashtu, policia ka njoftuar se këto kartëmonedha janë sekuestruar nga njësia e forenzikës dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime./21Media

Back to top button