Qytetari nga Hani e Elezit gjen portofolin me para, e dërgon në polici

Një qytetar nga Hani i Elezit e ka dorëzuar në polici një portofol me para të cilën e kishte gjetur në fshatin Paldenicë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:15, kurse në prezencë të tij mjetet financiare janë numëruar ku u konstatua se në portofol ishin 615 euro e 12 cent.

Përveç të hollave në portofol u gjetën edhe një zingjir dore dhe dokumente personale.

Policia e Kosovës ka identifikuar pronaren dhe të njëjtës i janë kthyer mjetet me procesverbal.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin M. Th, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, shkruhet në raportimin e Policisë së Kosovës.

Back to top button