Qytetari nga Skenderaj raporton se i është përfshirë nga zjarri stalla, shtëpia, garazha, vetura e traktori

Një qytetar nga fshati Abri e Poshtme e Skenderajt ka raportuar në Policinë e Kosovës se me 24.05.2025 në rrethana të panjohura i janë përfshirë nga zjarri stalla, shtëpia, një garazhë, vetura, lopë, traktor dhe disa paisje tjera të punës.

Sipas raportit ditor të policisë thuhet se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.Rasti vazhdon të jetë nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se në rrethana të pa njohura në zjarr është përfshirë stalla, shtëpia, një garazhë, vetura, lopë, traktor dhe disa pajisje pune. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /21Media

Back to top button