Qytetari shkon me armë në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka shkuar me armë zjarri në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 14:00.
Tek pasagjeri, arma dhe katër fishekët janë gjetur gjatë kontrollit në valixhe.
Arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button