“Qytetari t’i dënojë me votë bllokuesit e formimit të institucioneve”

Partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në listat e tyre zgjedhore kanë përfshirë pothuajse të gjithë deputetët e legjislaturës së fundit, e cila pas shumë muajsh bllokade arriti ta konstituojë Kuvendin, por jo edhe ta fromojë Qeverinë e re, duke çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Listave të subjekteve politike si zakonisht i prinë kandidatët për kryeministër.

Listës së PDK-së i prinë kandidati kryeministër Bedri Hamza pasur nga Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj dhe Arben Mustafa. Në mesin e 110 kandidatëve ky subjekt politik ka prurje të reja të fushës së diplomacisë, sportit, kulturë e tjera, po ka edhe rikthim të zyrtarëve të saj siç është Xhavit Haliti.

Koalicionit LVV, Guxo, Alternativa dhe PSHDK-së i prinë kandidati për kryeministër Albin Kurti pasuar nga Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avni Dehari dhe Albulena Haxhiu. Në këtë listë të LVV-së përveç djalit të Ukshin Hotit, Andin Hotit, janë shtuar edhe emra të rinjë të partnerëve të koalicionit.

LDK-ja ka kohë që ka filluar me prurje të reja në parti. Kjo është reflektuar edhe në listën e saj zgjedhore përveç. Përveç kandidatit për kryeministër: Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Hykmete Bjrami, Doarsa Kica dhe Lutfi Haziri ka përfshirë edhe figura të tjera nga media, kultura, por edhe djalin e presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova.

Edhe AAK-ja nuk ka ndryshuar shumë në listën e saj nga ajo e zgjedhjeve të kaluara parlamentare. Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj pasohet nga Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Bekë Berisha dhe Arbër Tolaj. AAK-ja përveç prurjeve të reja është kujdesur që të rikthej edhe figurave që dikur ishin pjesë e partisë, si Agim Çeku dhe Burim Ramadani.

Edhe listës së Nismës Socialdemokrate i prinë kandidati për kryeministër Famir Limaj pasuar nga Xhevahire Izmaku, Arbëreshë Krasniqi, Mevludin Krasniqi dhe Endrit Shala. Nisma ka zgjerim në listën së saj të kandidatëve për deputetë në këto zgjedhje për shkak se garon e vetme përkundër se në zgjedhjet e kaluara ishte në koalicion.

Politologu Albinot Maloku vlerëson se nuk ka befasi të mëdha në listat e partive politike për zgjedhjet e 28 dhjetotrit. Por, ka një sugjerim për qytetarët.

“Ata të cilët kanë qenë pjesë e legjislaturës e cila ishte bllokuese qytetari kishte qenë mirë me i dënu, pra të mos i japin mbështetje për faktin e tregimit të punës së tyre që kanë bërë përbrënda legjislaturës së kaluar. Kemi njerëz nga secili subjekt politik që edhe kandidojnë për herë të parë, por edhe janë të rinjë në angazdhim. Ka alternativa, por besafi nuk pash askund.”, tha Maloku për rtv21

Ndërkohë, profesori i shkencave politike, Basri Muja, pret nga subjektet politike që pas zgjedhjeve të tejlakojnë interesat e tyre partiake dhe të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve.

“Është një ëmbëlsirë e madhe në tavolinë për pozitën e presidentit, kryetarit të Qeverisë, ministra do të thotë ka shumë çka për tu shprendar dhe mendojë se partitë politike nuk do të ti lejojnë vetës që të shkojnë edhe njëherë në zgjedhje sepse rezultati mund të jetë i njejtë.”, tha Muja për rtv21

Politologu Albinot Maloku vlerëson se ka pjekuri tek votuesi kosovarë, prandaj  thotë se subjektet politike nuk mund të presin që si të vetme të formojnë instucionet. Maloku pret koalicione paszgjedhore.

“Pas 28 dhjetorit shpresoj shumë që do të ndodh një racionalitet më i madh ndërmjet subjekteve politike dhe të  kenë bashkëpunime për të mirën e vendit. Sidomso të mos ketë bllokadë.”

Përveç LVV-së që hynë në zgjedhje me koalicion, partitë e tjera shqiptare PDK, LDK, AAK dhe Nisma shkojnë të vetme. Kryetari i Nismës Fatmir Limaj e ka lënë të hapur mundësinë që  nëse e kalon pragun zgjedhor do t’i bashkohet grupit parlamentar të PDK-së./RTV21/21Media

Back to top button