Qytetarit ia vjedhin veturën para shtëpisë

Gjatë ditës së djeshme një qytetar ka raportuar në polici se person/a të panjohur ia kanë vjedhur veturën në afërsi të shtëpisë. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor.

Sipas njoftimit ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryshevc të Skenderajt, dhe vetura është me targa vendore.

Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori, dhe njësitet policore janë duke e hetuar rastin./21Media

Back to top button