Qytetarit të Lipjanit i vjedhin zinxhir ari, orë e dokumente

 

Një burrë nga Lipjani, i cili jeton në Suedi, ka raportuar në polici se i janë vjedhur një shumë e parave prej 113 mijë krunave suedeze, një zinxhir ari, orë dore, dokumente personale e një çantë dore.

Ai kishte parkuar makinën e tij, e cila është me targa suedeze, gjersa ishte ndalur për të pranuar një shërbim dhe një person i panjohur i kishte thyer xhamin e veturës, ku edhe ka kryer vjedhjen.

Ngjarja ka ndodhur në Llugaxhi të Lipjanit, dje pasdite.

Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button