“R.I.P Higjiena”, studentët e UP-së bojkotojnë ligjeratat

Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik/ Organizata Studentore “Reforma”, sot i bojkotuan ligjeratat, e kjo për shkak se stafi teknik i Universitetit të Prishtinës gjendet në grevë.

Bojkoti i tyre kishte edhe një slogan, “R.I.P Higjiena”, me kuptim, u prehsh në paqe higjienë.

Kryetari i kësaj organizate, Ismet Krasniqi në një deklaratë për media tha se papastërtia dhe higjiena në UP nuk janë luks, por nevoja bazike.

Po ashtu Krasniqi u shpreh se studentët i kuptojnë kërkesat e stafit teknik, por se ato kërkesa kërkoi që të aprovohen sa më shpejt.

Nëse ato kërkesa nuk aprovohen më kohën që kërkuan organizata, ata paralajmëruan bojkotin e mësimit edhe nga fakulteti i edukatës fizike dhe sportit si dhe atij të arteve.

Back to top button