R.Kelly mund të dënohet me burgim të përjetshëm

R.Kelly mund të përballet me dekada vjet burgim në gjyqin e sotëm, nëntë muaj pasi u shpall fajtor për abuzim seksual me gratë dhe fëmijët.
Në shtator, juria e New Yorkut e dënoi atë për shantazh e tetë akuza për abuzim seksual.
Dënimi përfshin nga dhjetë deri në burim të përjetshëm sipas akuzave me të cilat ngarkohet.
Ekipi ligjor i tij ka argumentuar se ai nuk meriton më shumë se dënimin minimal prej një dekade, sepse ai nuk është aktualisht një rrezik për publikun.
Para disa muajsh u zbulua se ai ishte drejtues i një sekem të dhunshme për të joshur gratë dhe fëmijët që ai të abuzonte seksualisht me to.
Sipas akuzës, ai trafikonte gra midis shteteve të ndryshme të SHBA-së, i ndihmuar nga menaxherët, rojet e sigurisë dhe anëtarët e tjerë për dy dekada./21Media

Back to top button