Ra nga një ndërtesë, vdiq 35 vjeçarja në Mitrovicë

Një grua e moshës 35 vjeçare ka vdekur sot në Mitrovicë si pasojë e rëniës nga lartësia e një ndërtese.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për portalin rtv 21.tv se ngjarja është raportuar rreth orës 14:00 dhe ka ndodhur në rrugën “Nexhip Dragaj”.
“Si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima rreth 35 vjeçare, femër/ kosovare, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, tha ai
“Ndërsa në ora 18:00, nga QKUK në Prishtinë është raportuar se viktima ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, shtoi Zahiti
Ai po ashtu njoftoi se hetuesit policor kanë nisur hetimet për të sqaruar shkakqet dhe rrethanat si ndodhi aksidenti./21Media