Radari i aeroportit të Shkupit është vënë në funksion

Radari i aeroportit të Shkupit sot në mëngjes përsëri është vënë në funksion dhe problemi është zgjidhur brenda vetëm tre ditëve, tha ministri i transportit Aleksandar Nikolloski. Siç shton, të gjitha protokollet e sigurisë janë respektuar këto ditë dhe trafiku zhvillohet në mënyrë të sigurt.
Nikolloski akuzoi se problemi ekziston për rreth 30 vjet, dhe Qeveria e mëparshme nuk instaloi një të ri, megjithëse ishte blerë.
Ai thotë se gjatë viteve të fundit radari ka funksionuar vetëm me një kanal, ndërsa tani janë aktivizuar të dy kanalet.
“Do të doja të them se problemin arritëm ta zgjidhim në kohë rekord, brenda vetëm tre ditëve dhe më tej të zbulojmë një gjë që ndoshta nuk i ishte e njohur publikisht, dhe ajo është se edhe deri tani, shtatë vitet e fundit, ky radar ka funksionuar vetëm me një kanal. Gjatë këtyre tre ditëve, me koordinim të përbashkët, në disa dikastere të Qeverisë, si dhe me punë aktive të udhëheqjes së M-NAV, dhe në bashkëpunim miqësor dhe ndihmën nga kontrolli i fluturimit i Bullgarisë, si dhe Qeveria e Italisë, arritëm të gjejmë zgjidhje” tha Aleksandar Nikolloski.