Radomiroviq: Lista Serbe është ”pacient i vdekur”

Zëvendësministri i pushtetit local, Radojica Radomiroviq ka thënë se lista serbe është pacient i vdekur.
Në një prononcim për RTV21 ai tha se gjatë ditës së djeshme Lista Serbe, përmes drejtorëve të shkollave, iu kanë bërë thirrje të gjithë nxënësve që të dalin dhe të jenë të pranishëm në shkolla me qëllim që, kinse, të pastrojnë rreth objekteve shkollore.

“T’ju them se Lista Serbe në disa muaj të fundit ka investuar shumë mjete me qëllim që të pengonte qytetarët të dalin në nënshkrijin e peticionit për referendum për zëveëndësiin e kryetarëve. Shihet se ky ëhstë një mossukses I Listës Serbe dhe Radojicicit që të shkarkojë kryetarët e komunave. Pavarësisht se në shumë raste është menduar se qytetarët me këtë rast do të jenë më të mençur dhe se nuk do të dëgjojnë këshillat e Listës Serbe. T’ju them se gjatë ditës së djeshme Lista Serbe, përmes drejtorëve të shkollave, iu kanë bërë thirrje të gjithë nxënësve që të dalin dhe të jenë të pranishëm në shkolla me qëllim që, kinse, të pastrojnë rreth objekteve shkollore. Mund t’ju them me siguri dhe do të bindeni edhe vet se asnjë nga fëmijët nuk ka ardhur dhe nuk ka dëgjuar këshilat e Listës Serbe. Pra para së gjithash qytetarët e kanë bojkotuar Listën Serbe. Pse po e përmend gjithnjë Listën Serbe është për faktin se Lista Serbe është një “pacient që ka vdekur”. Kanë provuar deri tani të “ringjallen” por pa sukses”, tha Radomiroviq.

Tutje, ai është shprehur se ne deri më sot kemi qenë nën sanskione të padrejta nga BE-ja dhe pret që nesër të jenë të pranueshem të gjithë këta kryetarë që janë aktualisht sot dhe të përgatiten në kushte normale për zgjedhjet që do të zhvillohen në vitin 2025.

“Mund t’ju them se në këtë periudhë kemi bërë shumë. Kemi disa parti politike ndërkaq që më heret ka qenë e pamendueshme dhe kemi pasur njëmendësi. Tani kemi disa parti politike që kanë dalë këtu. Mund të them se në masë të mirë serbët janë integruar. Janë hapur institucionet në komunën e Leposaviqit, kadastri, si në komunat e tjera në veri të Kosovës prandaj mund të flasim për një integrim. Por, ne kemi qenë deri tani në një mënyrë nën sanksione, të padrejta sigurisht, nga Bashkimi Evropian por pres që nesër të jenë të pranueshem të gjithë këta kryetarë që janë aktualisht deri më sot dhe mund të përgatitemi për kushte më normale dhe të mudnësojmë kushte për zgjedhje që do të zhvillohen më 2025 që ato të jenë të drejta, demokratike dh neë një atsmoferë të mirë. Unë besoj se një gjë e tillë do të ndodhë nga një arsye e thjeshtë se Lista Serbe çdo ditë e më shumë ëhstë më e dobët dhe ajo po zhduket nga ky terren. Unë së bahsku me disa kolegë këtu kemi ndërmarrë disa hapa që t’i përkushtohemi disa normave dhe të mos flasim vetëm për zëvendësimin e kryetarëve të komunave. Është evidente se qytetarët nuk kanë dashur ta dëgjojnë Listën Serbe. Prandaj tani përqëndrimi duhet të jetë në çështjet ekonomike. Ta shfrytëzoj tai këtë rast dhe t’I bëj thirrje kompanive që janë në jug që të bashkëpunojnë me ndërmarrës në veri të Kosovës, me prodhues bujqësorë”, shtoi Radomiroviq.

Radomiroviq u pyet edhe për Asociacionin, i cili tha se nuk mendon që do të shkohet deri tek formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe sepse unë nuk shoh assgjë të mirë në këtë Asociacion.

“Mendoj se kjo nuk është zgjidhje nga një aresye e thjeshtë sepse unë besoj se Asociacioni I Komunave me Shumicë serbe është e menduar më shumë si një institucion ku një numër I caktuar I njerëzve, sikur Lista Serbe, do të provojnë të drejtojnë me jetët tona. Personalisht mendoj se nuk do të vjen deri te formimi i Asociaciont të Komunave me Shumicë Serbe sepse unë nuk shoh assgjë të mirë në këtë Asociacion. Tani për tani askush nuk e di se cfarë do të na sjell neve serbëve”, përfundoi ai./21Media

Back to top button