Rafineria më e madhe e naftës shkatërrohet plotësisht
Një rafineri nafte në në qytetin Kremenchuk në qendër të vendit është shkatërruar plotësisht nga sulmi rus, ka thënë në televizion guvernatori i rajonit të Poltava Dmytro Lunin.
“Zjarri në rafineri është shuar, por objekti është shkatërruar plotësisht dhe nuk mund të funksionojë më”, citohet të ketë thënë Dmytro Lunin.
Gazeta Kyiv Independent shkroi në Twitterse një sulm me raketa më 1 prill shkatërroi rafinerinë e naftës – më e madhja në Ukrainë.
Kremenchuk është një vend kryesor industrial në Ukrainën qendrore./21Media