Rafuna: Ne vetëm po presim nga SHBA-të, ne jemi marrë komplet  me Serbinë

Lulzim Rafuna Kryetar i Odes Ekonomike të Kosovës, në ”Click” të RTV21 ku po debatohet për zgjedhjet presidenciale në SHBA, tha se Kosova duhet të ketë një qasje ndryshe sa i përket raportit me SHBA-të.

”Jo vetëm me ndrrimin e adminstratave ne duhet t’i qasim ndryshe raportit tonë është e vërtetë qe ne vetem po presim nga SHBA-të, por ne si Kosovë çfarë kemi bërë që të jemi afër Shtëpisë së Bardhë pavarsisht kush është president, ne nuk kemi qenë agresiv në kërkesa tona jemi marrë komplet  me Serbinë, jemi tërhekur nga Washingtoni jemi tërhekur nga Brukseli”, tha Rafuna.

Back to top button