Ragnick zbulon se çfarë iu tha lojtarëve pas pjesë së parë ndaj Crystal Palace

Manchester United ka regjistruar fitoren e parë nën urdhrat e trajnerit të ri Ralf Ragnick duke e mposhtur skuadrën e Crystal Palace me rezultat minimal 1-0 në “Old Trafford” të dielën.
Pas ndeshjes Ragnick u shpreh shumë i lumtur me lojën e treguar nga skuadra e tij edhe pse potencoi faktin se kishte pak kohë në dispozicion për ta përgatitur ekipin.
“Mbi të gjitha unë jam më shumë se i lumtur, i surprizuar nga ana pozitive. Ajo që bënë lojtarët në fushë ishte shumë e mirë për shkak se duhet të kujtojmë që ne kishim vetëm një gjysmë stërvitje së bashku dje, kisha folur shkurtimisht me disa lojtarë individualisht si dhe me grupin gjithashtu”, tha Ragnick fillimisht.
Ai shtoi se skuadra e tij tregoi lojë me intesitet shumë të lartë, por gjithashtu zbuloi se u kërkoi lojtarëve që të mos e ulin ritmin e ndeshjes.
“Pjesa e parë ishte fantastike, kam parë një lojë shumë të shpejtë, me intensitet dhe tempo të lartë. Pas minutës së 50’ kemi parë një tempo më të ulët të lojës por iu kërkova lojtarëve që ta ruajnë intersitetin pas pjesës së parë. Pastaj erdhi një gol shumë i bukur nga Fred me këmbën e tij të djathtë shumë të fortë. Ai është një lojtarë që e duam të gjithë. Gjithçka shkoi mirë edhe pse ne pesë minutat e fundit ata na rrezikuan shumë me disa goditje nga këndi por ne u mbrojtëm mirë deri në fund ”, shtoi në fund Ragnick.

Back to top button