Rahoveci fillon zbatimin e vendimit për largimin e produkteve serbe

Ky aksion ka filluar sot në mëngjes

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka urdhëruar Inspektoriatin e Komunës për të dalë në terren në mënyrë që të largohen produktet serbe me mbishkrime fyese, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

“Pres që konform vendimit të gjitha këto produkte të largohen nga tregu në mënyrë që të respektohet shteti dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Aksioni ka filluar sot në mëngjes dhe do të vazhdojë deri në largimin e këtyre produkteve nga tregu”, është shprehur kryetari Latifi, sipas kumtesës për media.

Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të largohen nga tregu të gjitha produktet, të cilat nuk i referohen Kosovës me emrin zyrtar të saj.

Back to top button