Rajapaksa do të jap dorëheqjen pas sulmit në rezidencë

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa ka njoftuar se do të jap dorëheqjen pasi protestuesit hynë në rezidencën e tij zyrtare dhe i vunë flakën shtëpisë së kryeministrit.
As kryeministri dhe as presidenti nuk ishin në ndërtesa në atë kohë, përcjell rtv21.tv
Qindra mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin Kolombo, duke bërë thirrje që Rajapaksa të jepte dorëheqjen pas muajsh protestash për keqmenaxhimin ekonomik.
Rajapaksa do të jap dorëheqjen më 13 korrik. Po ashtu edhe kryeministri Ranil Wickremesinghe ka pranuar të jap dorëheqjen, raporton BBC
Presidenti vendosi të jap dorëheqjen për të siguruar një dorëzim paqësor të pushtetit dhe i bëri thirrje publikut të respektojë ligjin.
Pas njoftimit, fishekzjarret kanë ndriçuar qiellin në qytet.
Udhëheqësit politikë do të mbajnë takime të mëtejshme për të diskutuar një tranzicion të qetë të pushtetit. Ushtria e Sri Lankës u ka bërë thirrje njerëzve që të bashkëpunojnë me forcat e sigurisë për të ruajtur qetësinë.
Pas ngjarjeve të së shtunës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje udhëheqjes së Sri Lankës që të veprojë menjëherë për të zgjidhur krizën ekonomike të vendit./21Media

Back to top button