Raketat ruse vrasin 15 persona në qytetin Chasiv Yar

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe rreth 20 të tjerë dyshohet se kanë ngecur nën rrënoja pasi raketat ruse goditën një bllok apartamentesh në Chasiv Yar, një qytet në Ukrainën lindore.
Guvernatori Pavlo Kyrylenko tha në Telegram, se sulmi ndodhi të shtunën mbrëma në Chasiv Yar, përcjell rtv21.tv
Të shtunën, Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se forcat e saj kishin shkatërruar një hangar që ruante avionët amerikanë M777 në Chasiv Yar.
Veronika Bakhal nga shërbimet e urgjencës në Donetsk i tha BBC-së se të paktën 20 njerëz besohet të jenë ende nën rrënojat në Chasiv Yar, duke përfshirë një fëmijë.
Forcat ukrainase kanë përforcuar mbrojtjen rreth Kramatorsk dhe Slovyansk – dy qytete në Donetsk në rrugën e ofensivës së Rusisë.

Pasi pushtuan rajonin e Luhanskut, rusët synojnë të marrin pjesën tjetër të Donetskut. Të dy rajonet përfshijnë Donbasin industrial, të cilin presidenti Vladimir Putin pretendon se është pjesë e Rusisë./21Media

Back to top button