Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama: 4.5 milionë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri në gjashtë muajt e parë të këtij viti

4.5 milionë kanë vizituar Shqipërinë  në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Kështu ka bërë ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo do të thotë se është +34 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.

“Ndërkohë kemi hyrë në pikun e flukseve turistike ku së bashku me operatorët privatë që çdo ditë prezantojnë ofertën shqiptare por edhe me përgjegjësinë e jashtëzakonshme të ofrimit të cilësisë së shërbimit, si edhe me bashkitë e me gjithë institucionet publike jemi në koordinim për mbarëvajtjen e sezonit veror”.

“Ndërkohë disave që luftojnë me faktet dhe rrinë e shkruajnë se plazhet janë bosh, u them mos kini frikë të gëzoheni për Shqipërinë për inat të qeverisë, se Shqipëria është e të gjithëve qeveritë vejevijnë dhe kijeni parasysh se turistët janë në plazhe, në male, në qytete, në Tiranë dhe prej tyre fiton ekonomia familjare e shqiptarëve, kudo ata shkelin dhe ekonomia kombëtare e Shqipëria po e po”, ka shkruar ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button