Rama: Adem Jashari lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë vetë flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar komandantin legjendar, Adem Jasharin në 70-vjetorin e lindjes së tij.
Përmes një shkrim në Facebook, tha se komandanti lindi në Ditën e Flamurit dhe siç u shpreh, u bë vetë flamur i sakrificës.
“Sot kujtojmë edhe 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, heroit që lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare”, ka shkruar Rama.