Rama: Agjencia izraelite partner strategjik i Shqipërisë në sigurinë kibernetike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar e Izraeli do të jetë partner i vendit në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike.
“Me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike”, shkroi Rama.
Rama së bashku me ministret Muzhaqi e Ibrahimaj ndodhen prej dy ditësh në Izrael për një vizitë zyrtare.
Më herët kryeministri u takua me homologun e tij izraelit Yair Lapid, kreun e opozitës Benjamin Netanyahu si edhe zyrtarë të tjerë./21Media

Back to top button