“Rama dha informata spektakolare” Muja: Duhet të rreshtohemi pranë Amerikës

Profesori universitar Basri Muja në ”Click” të RTV21 ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raport me Kosovën, duke theksuar se Kosova duhet të qëndrojë në linjë me aleatët strategjikë.

Duke folur për qasjen e kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës sot në takimin e Bordit të Paqes, përmednit edhe vizitën e tij në Prishtinë, Muja tha se ai “erdhi një ditë para proteste, dha disa informata spektakolare që ne nuk i kishim ditur, krijoi një hallakamë dhe më pas u largua”.

Ai nënvizoi se, pavarësisht dinamikave të brendshme politike, Kosova nuk ka luksin të kundërshtojë qëndrimet e Shteteve të Bashkuara.

“Ne nuk mundemi me dalë kundër qëndrimeve të SHBA-ve, duhet të rreshtohemi afër miqve. Shumë mirë që Osmani është në takimin e Bordit të Paqes, i ka edhe interesat e veta, por edhe të qeverisë”, u shpreh Muja./RTV21/21Media

Back to top button