Rama: Dy punonjës të “Pastrimit” u sulmuan

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se janë kërcënuar dhe sulmuar disa punonjës të kontraktuar të Kompanisë Rajonale “Pastrimi”, duke thënë se sabotimi i motivuar politikisht “është kthyer në dhunë”.

Sipas Ramës, rasti ka ndodhur dje.

Rama tutje ka shkruar se organet e Policisë së Kosovës janë informuar për rastin dhe kanë reaguar menjëherë.

“Mbrëmë ekipet e reja të kontraktuara për mbledhje të mbeturinave në Kryeqytet janë kërcenuar e sulmuar nga disa punonjës të Kompanisë Rajonale ‘Pastrimi’ në dy lokacione të lagjes Dardania. Në rastin e parë dy punonjës të kontraktuar janë sulmuar fizikisht, ndërsa në të dytin punonjës tjerë, po ashtu të kontraktuar, janë ndalur nga disa punonjës të Kompanisë Pastrimi dhe iu janë kërkuar letërnjoftimet dhe të dhëna tjera me qëllim të frikësimit. Organet e Policisë së Kosovës janë informuar dhe menjëherë kanë reaguar në vendin e ngjarjes. Për këtë veprim të menjëhershëm falënderoj Policinë e Kosovës”, ka shkruar kryetari i Prishtinës ne Facebook.

Back to top button