Rama e uron Macronin me fotografi të veçantë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Emmanuel Macronin për rizgjedhjen si president i Francës.
Urimin Rama e ka shoqëruar me një fotografi, ku shihet se si Akademia e Arteve në Tiranë është mbuluar me fotografi të Macronit.
“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë”, ka shkruar Rama në Twitter.
Macroni ka fituar 58.2 për qind të votave.
Rivalja e tij e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, ka fituar 41.8 për qind të votave të balotazhit në zgjedhjet me daljen më të madhe të votuesve në pesëdhjetë vitet e fundit në Francë./21Media

Back to top button