Rama falënderon Scholz për Procesin e Berlinit: Platforma kryesore për bashkëpunimin rajonal
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka falënderuar kancelarin gjerman Olaf Scholz për udhëheqjen e tij me rastin e kongresit të sotëm të SPD-së në Berlin.
Përmes një postimi në platformën X, Rama ka thënë se procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një prej sukseseve të aleatëve gjerman. Ai ka shtuar se Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunim e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor.
”Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Rama./21Media
On the occasion of the SPD Congress in Berlin, I sincerely thank @Bundeskanzler Olaf Scholz for his leadership🙏 The rejuvenated Berlin Process is just one of many successes of our friends and allies in Berlin. Albania will remain deeply committed to this process as the principal…
— Edi Rama (@ediramaal) December 9, 2023