Rama gjatë konferencës me Scholz: Të liberalizohen vizat për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën për shtyp me kancelarin gjerman, Olaf Scholz ka kërkuar që Gjermania të përmbushë kërkesën për liberalizimin e vizave me Kosovën.
“Së treti në bisedimet me kancelarin ishte shprehja e dëshirës për t’I dhënë një impuls të ri procesit të Berlinit. Është një vizion i rëndësishëm për rajonin tonë, dhe është një proces që e ka më shumë se kurrë një impuls të ri. Unë informova kancelarin ehdë për Ballkanin e Hapur që është një përpjekje për ta jetësuar procesin e Berlinit, duke e zotëruar si proces në mënyrë të përgjithshme. Rivitalizimi i procesit të Berlinit është e mirëpritur. Shpresoj që Gjermania përveçse të bëjë pjesën e saj përsa i përket përmbushjes së procesit dhe pranimit nga e gjithë BE njëzëri të uljes në tryezë për negociatat për Shqipërinë dhe MAqedoninë e Veriut, të përmbushë edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, është një proces i miratuar prej shumë vitesh, por i bllokuar. Shpresoj që të çlirohet”, ka thënë Rama.
Në fjalën e tij kancelari Scholz  u shpreh se në takimin e parë u thelluan në një sërë temash marrëdhëniet e ngushta për procesin e afrimit në BE, për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe koordinimin e qasjes përballë agresionit rus në Ukrainë.
“Agresioni vrastar dhe i pakuptimtë i Rusisë kundër Ukrainës na bën të qartë dhe në mënyrë të dhimbshme para syve se arritjet evropiane të viteve të fundit nuk janë më diçka e vetëkuptueshme. Ne duhet të angazhohemi çdo ditë nga e para për një jetë në një hapësirë të hapur lire dhe demokracie të sundimit të ligjit. Gjermania angazhohet me këmbëngulje për fillimin sa më shpejt të jetë e mundur të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Scholz./oranews

Back to top button