Rama: Gjoba të majme për ata që ndotin bregdetin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama se bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaron po zhvillojnë një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët e qyteteve bregdetare për pastrimin e territorit.
Ndotja e bregdetit është një fenomen tepër shqetësues dhe për të cilën qeveria është e vendosur për t’i shpallur luftë në bashkëpunim dhe me bashkitë.
Rama foli për një ashpërsim të politikave të gjobave drejtuar bizneseve dhe solli shembullin e Singaporit ku siç tha ai për hedhjen e çimçakizit gjobiten 10 mijë euro.
Kryeministri Edi Rama propozon një taksim më të larta për bizneset që funksionojnë në bregdet.
“Bizneset që funksionojnë në bregdet duhet të taksohen më shumë për pastrimin, kjo është shumë e qartë. Pasi problematikën më serioze nuk e krijojnë qytetarët por bizneset. Bizneset duhet të paguajnë më shumë për pastrimin, janë nën kosto. Gjobat ose duhet të vënë të larta ose nuk funksionojnë. Gjobat e ulëta nuk kryejnë funksionin e tyre vetëm e thellojnë problemin, sepse gjoba është ndëshkim. Nuk ka kush ankohet për gjobë të lartë të mos bëjë aktin.”
Sjell shembullin e Singaporit për të nënvizuar nevojën e një politike më të ashpër gjobash nëse duam një bregdet të pastër.
“Nuk i beson syve të shikosh gjobat, nuk i beson dot syve. Të paguash 10 mijë euro gjobë për çamçazimin që hedh për tokë do të thotë shumë. E faktikisht kur ul kokën nuk ke shans të gjesh një bisht cigare se janë gjoba që të fikin. Nuk flas për ekstreme. Sigurisht që do na duhet një politikë e re gjobash dhe do e bëjmë bashkë me ju, sepse janë territoret e bashkive që ndoten dhe bashkitë duhet të marrin dëmshpërblimin. Nëse ndryshojnë gjobat, gjobat duhet të jenë gjoba,që të jenë goditje që ti mbash mend gjatë. Ndryshe nuk e bëjnë.”

Back to top button