Rama i përgjigjet Veton Berishës lidhur me deklartën e tij për ministrin Krasniqi

Valmir Rama nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) në emisionin “21drejtpërdrejt” iu përgjigj kritikave të kryetarit të Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha i cili po në këtë emision ditë më parë ka thënë se ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi që vjen nga (IRKD) nuk ka punuar për komunitetin egjiptian, e që sipas tij i ka lënë të harruar
Rama tha se Krasniqi nuk është ministër vetëm i komunitetit egjiptian, por ministër i gjithë qytetarëve të Kosovës.
“ Kontributi i tij në Qeveri është shumë i madh për vet faktin se është prej ministrave më të sukesshëm në këtë qeveri, dhe ministri e ka bërë punën e vet që i takon ndërsa ne të tjerët jemi munduar sa më shumë që të komunitetit të shkojnë projektet infrastrukturore dhe të përfshihet komuniteti e të përmirësohet jeta e komunitetit”, tha ai./21Media