Rama: Këtë vit po e përmbyllim me ushtrinë që është pritur me shekuj

Rama tha se Ministria e Mbrojtjes arriti t’i realizojë objektivat e saj

Ministria e Mbrojtjes me anë të një konference prezantoi aktivitetet dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2019. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se gjatë këtij viti kjo Ministri ka arritur t’i realizojë të gjithë objektivat e saj.

Berisha tha se këtë vit kanë t’i realizojnë tranzicionin e Ministrisë së Mbrojtjes, emblemat, simbolet dhe flamujt e njësive. “Po ashtu pas rekrutimit të fundit që kemi pasur kemi arritur ta rrisim përqindjen e komunitetit  jo shumicë, kemi arritur ta rrisim përqindjes e gjinisë femërore në FSK, 11 përqind komuniteti jo shumicë deri 10 përqind. Po ashtu FSK vazhdon që të jetë institucioni më i besueshëm më përqindje më të lartë më e theksuar”, tha Berisha.

Berisha në këtë konferencë përmendi edhe bashkëpunimin me NATO-n dhe Shtetet e Baskuara të Amerikës.

Ndërsa komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama tha se po e përmbyllin një vit si ushtri e Kosovës që me shekuj është pritur. Rama tha se janë duke punuar që pjesëtarët e ushtrisë të jenë në misione paqeruajtëse dhe në aktivitete të tjera.

Back to top button