Rama konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e BE-së së bashku me Maqedoninë e Veriut e Serbinë

Anëtarët e Ballkanit të Hapur, Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së.
Kështu ka bërë të ditur, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
“Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë”, ka bërë të ditur Rama./21Media

Back to top button