Rama merr pjesë në konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë sot në konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike COP26.
Konferenca po zhvillon punimet në Glasgou të Skocisë e organizuar nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.
Në Skoci ka nisur punimet samiti i Kombeve të Bashkuara për klimën, në të cilin gjatë dy javëve, përfaqësuesit e rreth 200 vendeve dhe organizatave, do të diskutojnë për masat që duhet ndërmarrë për të përballuar ndikimin e ndryshimeve klimatike.
Diskutimet do të fokusohen në çështjet e pazgjidhura që burojnë nga Marrëveshja e Parisit për klimën e vitit 2015. Synimi është që temperaturat globale të mos rriten më shumë se 1.5 gradë Celsius krahasuar me periudhën paraindustriale.
Konferenca për Klimën në Glasgow ka nisur më 31 tetor dhe do të vazhdojë deri më 12 nëntor.

Back to top button