Rama merr zyrtarisht detyrën, porositë që ia dha Ahmeti
Në objektin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ia dorëzoi mandatin kryetarit të ri të Prishtinës, Përparim Rama.
Ahmeti i uroi suksese Ramës duke i ofruar ndihmë gjatë punës së tij si i pari i Prishtinës. Ndërkaq, Rama tha se patjetër që do i përgjigjet ofertës së Ahmetit për ndihmë.
Veç urimit, Ahmeti i dha edhe disa këshilla Ramës sa i përket prioriteteve që ai duhet t’i ketë. Dalja në ndihmë e nevojtarëve për ta rikthyer buzëqeshjen në fytyrat e tyre është njëra ndër porositë që Ahmeti e la për Ramën. E porositi, po ashtu, që të jetë transparent për vendimet që merr dhe t’i bëjë publike si ato të mira dhe ato të këqija. Po ashtu, porositi që t’i bashkojë forcat politike në komunë dhe i tha se do të jesh i pari nëse arrin ta bësh këtë.
Tutje, Ahmeti përmendi faktin se Rama veç projekteve madhore që i ka premtuar në fushatë do merret edhe me punët ditore dhe problemet në komunë.
Gjatë pranim-dorëzimit të detyrës më shumë humor ish-kryetari, Shpend Ahmeti ia dorëzoi detyrën e bashkë me të edhe një tastaturë “të prishur”.
Ai tha se me qëllim ia ka hequr dy shkronja tastaturës, shkronjen “P” dhe “R” dhe tha me shaka “për të ia vëshirësu punën” kryetarit të ri./21Media