Rama-Meta takohen me euro-deputetët

Euro-deputetët do të prezantojnë një platformë 

Euro-deputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister kanë nisur zyrtarisht vizitën në Tiranë për të ndërmjetësuar zgjidhjen e krizës politike.

Takimi i parë i dy zyrtarëve të BE po mbahet me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta te kryesia e Kuvendit.

Mësohet se në këtë takim Fleckenstein dhe McAlister do të paraqesin edhe një platformë me disa pika për zgjidhjen e ngërçit, që pritet t’i paraqitet edhe kreut të opozitës Lulzim Basha, me të cilin do të takohen më pas.

Back to top button