Rama: Ndjesë Kosovës për mosdekretimin e Cakajt

Rama e cilëson si të turpshëm këtë veprim

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë vendim për mosdekretimin e Gent Cakajt, si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Lidhur me këtë, ka reaguar  kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se ky veprim i presidentit Meta është jo vetëm antikushtetues po edhe i turpshëm. Për këtë Rama i ka kërkuar ndjesë Kosovës.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp.”, ka shkruar Rama në një postim në Twitter.

Kosovari Gent Cakaj,  u propozua nga Kryeministri Rama që  të emërohet  në postin e lënë bosh nga Ditmir Bushati, i cili u shkarkua nga kryeministri gjatë Asamblesë Kombëtare që u mbajt më 28 dhjetor./21Media

Back to top button