Rama në mbështetje të bizneseve: Qeveria të pezullojë kërcënimet për shkëputje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi sot KEDS ka nisur shkyçje masive pas përfundimit të afatit për bizneset që s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRRE
Përmes një deklarate ai është shprehur se kryeqyteti është për mbështetjen e bizneseve lokale gjatë kalimit në tregun e lirë të rrymës.
Sipas Ramës mënyra dhe ritmi se si është zbatuar vendimi për këtë çështje aktual po vendosin barrë të padrejtë mbi shtyllën kurrizore të ekonomisë sonë.
Ai ka thënë edhe se, bizneset janë punëdhënëse, inovatore dhe ndërtuese të komunitetit dhe jo vetëm thjeshtë njësi ekonomike.
DEKLARATË NGA KRYEQYTETI PËR MBËSHTETJEN E BIZNESEVE LOKALE GJATË KALIMIT NË TREGUN E LIBERALIZUAR TË ENERGJISË!
Në informatat e zhvillimeve të fundit lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë, Komuna e Prishtinës qëndron fuqishëm përkrah bizneseve tona lokale, të mëdha e të vogla, të cilat po përballen me sfida të paprecedentë për shkak të rritjes së kostove të energjisë dhe kërcënimeve për shkëputje nga rrjeti.
E kuptojmë se reforma në tregun e energjisë mund të jetë e nevojshme për qëndrueshmëri afatgjatë, por mënyra dhe ritmi i zbatimit aktual po vendosin barrë të padrejtë mbi shtyllën kurrizore të ekonomisë sonë. Bizneset nuk janë thjesht njësi ekonomike, ato janë punëdhënës, inovatorë dhe ndërtues të komunitetit. Mbijetesa e tyre është përgjegjësi e përbashkët.
Prandaj, i bëjmë thirrje Qeverisë Qendrore që:
Në të njëjtën kohë, Prishtina do të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të:
Apelojmë për unitet, transparencë dhe ndjeshmëri në përballimin e këtij momenti kritik. Prishtina nuk do të qëndrojë duarkryq ndërsa bizneset tona rrezikojnë të mbyllen.
Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme energjetike më të qëndrueshme dhe më të drejtë 
T