Rama: Nuk është e vërtetë që numri i vizitorëve nga Kosova ka rënë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka hedhur poshtë zërat për uljen e numrit të turistëve në vendin tonë. gjatë aktivitetit “Shqipëria Turistike 2030”.
Ai ka thënë se fokusi kryesorë tani nuk është te numrat, por te cilësia që i ofrohet turistit, raporton vizionplus.tv, trasmeton portali rtv21.tv
“Aktualisht sezoni turistik veror ka sjellë për periudhën e deritanishme, ne të kemi mbi 9 milionë vizitorë, ose e thënë ndryshe, 500 mijë vizitorë më shumë se sa vitin e kaluar. Kjo është “rënia” e komentuar gabimisht, ashtu sikundër edhe një e dhënë tjetër që dua ta theksoj që nuk është e vërtetë që numri i vizitorëve nga Kosova ka rënë. Përkundrazi, ka një rritje e cila nuk është një rritje e madhe, për shkak se ka pak ose aspak shqiptarë në Kosovë që nuk kanë qenë më parë në Shqipëri, ashtu sikundër ka rritje edhe Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe padyshim edhe Greqia”, tha Rama. /21Media