Rama paralajmëron komision ndërshtetëror

Komisioni do të ndjekë ecurinë e marrëveshjeve mes dy qeverive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama në takimin e sotëm ranë dakord për fillimin e përgatitjeve e për mbledhjen e të dy qeverive që do të mbahet në Shkodër.
Rama tha se do të vendoset në funksion një komision ndërshtetëror të përbërë nga ministra dhe përfaqësues të komisioneve parlamentare.

Ky komision sipas Ramës do të ndjekë ecurinë e marrëveshjeve dhe do të identifikojë problematikat në zbatimin e tyre. Rama tha se këto komisioni do të ia adresojë mbledhjes se të dy qeverive./21Media

Back to top button