Rama: Pas çiftëzimeve me detyrim, Shqipëria po martohet me atë që do, Bullgaria gaboi me RMV

(Lajm i përditësuar)


Rama: Pas çiftëzimeve me detyrim, Shqipëria po martohet me atë që do, Bullgaria gaboi me RMV

Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur batutat as në Luksemburg, ku deklaroi se Shqipëria pas shumë çiftëzimeve të detyruara më në fund po martohet me atë që do, Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Shqipëria është “martuar” me Kinën apo ish-Bashkimin Sovjetik, por në fund e gjeti rrugën e duhur.

“Shqipëria është bërë bashkë me të tjerë me detyrim shumë herë, na bënë bashkë me osmanët, italianët, jugosllavët, na detyruan të bëheshim çift me Stalinin, ish-Bashkimin Sovjetik, Mao Ce Dun në Kinë, pra të gjitha këto çiftime kuptuam që nuk duam të bëheshim çift me detyrim. Donim të gjenim lumturinë tonë me të vetmin çift që është Shqipëria dhe BE,”. tha ai.

Rama theksoi se në këtë rrugëtim të ndarë me Maqedoninë e Veriut janë përballur me shumë sfida, por teksa rrugët shkëputen, kryeminstri shprehu keqardhje.

“Na vjen keq që vëllezërit tanë të RMV ende nuk janë në këtë pjesë të procesit edhe pse janë mes të parëve që e kanë nisur këtë proces”, theksoi ai.

Megjithatë, Rama theksoi se mban të njëjtin qëndrim ndaj Bullgarisë, e cila sipas tij nuk duhet të lejojë që historia të ndikojë këtë proces të Maqedonisë së Veriut, e cila në emër të kësaj ecurie ndryshoi edhe emrin.


Marrëveshja për emigrantët, Rama : Ja përse zgjodhëm Italinë

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së hapjes së grup-kapitujve të parë për anëtarësim në BE, i është përgjigjur edhe pyetjeve lidhur me marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.

Rama theksoi se ndonëse Italia nuk është vendi i parë që kërkon këtë marrëveshje, por është e para që ka marrë përgjigje pozitive nga Shqipëria.

Ai theksoi se Italia ishte zgjedhja e tij për shkak të marrëdhënieve të ndërtuara ndër vite mes dy vendeve, si dhe për shkak të ndihmës së vazhdueshme që shteti italian i ka dhënë Shqipërisë.

“Po, jemi pyetur nga të tjerë dhe kemi thënë jo. Së dyti, gjithkush duhet të kuptojë se marrëdhënia me Italinë është e veccantë, na shkon pas mijëra vjet dhe po kështu shkon pas në kohë me një volum domethënëse e veprimi për më shumë se 30 vite të fundit që prej dolëm nga gropa e ferrit të regjimit më mizor komunist në Europë, ku u larguan me qindra mijëra nga brigjet tona dhe Italia hapi krahët për ne dhe erdhi të na shpëtonte nga katastrofa e mundshme financiar pas kemave piramidale e duke ardhur te ditët e tërmetit që Varhelyei përmendi me të drejtë si fillesë e rindërtimi të kësaj marrëdhënie”, tha ai.

Po ashtu, Rama theksoi se kur futesh në një familje si BE, nuk do të thotë se në “menu” mund të marrësh vetëm embëlsira, por edhe të tilla sfida.

“Kur hyn në një familje të madhe, nuk duhet të zgjedhësh gjithmonë ëmbëlsirat apo gjërat e shijshme, por edhe gjërat e tjera që s’janë të shijshme dhe që duhet ta bësh. Kjo është veçoria e kësaj familjeje, të qenit besnik deri në fund. U kam thënë edhe më parë, Bashkimi Evropian s’do gjejë kurrë një anëtar besnik se Shqipëria”.

Në udhëtimin e parë të anijes italiane drejt Shqipërisë ndodhen 16 emigrantë, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Brendshme në Romë.

Bëhet fjalë për dhjetë egjiptianë dhe gjashtë burra me origjinë nga Bangladeshi, të cilët u nisën në anije nga Sambrata dhe Zuara, Libi. Anija e marinës italiane pritet të mbërrijë nesër në Shqipëri.


“BE është treguar e padrejtë”, Rama: Luftojmë korrupsionin, funksionon drejtësia e pavarur

Në konferencën e dytë ndërqeveritare në Luksemburg, kryeministri shqiptar, Edi Rama u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e Bashkimit Europian, ndërsa shtoi se janë bërë përparime dhe shumë reformat e ndërmarra kanë sjellë sukses.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se BE-ja ndonjëherë është treguar edhe e padrejtë ndaj Shqipërisë.

“Kjo sot përbën një arritje të madhe qoftë për Shqipërinë edhe për BE dhe shënjon një gur themeli në rrugëtimin e përbashkët. Dje isha në Berlin dhe një gazetar më pyeti nëse Shqipëria ka një plan B nëse BE vonon procesin sic ka bërë në të shkuarën. Ndonjëherë BE është treguar edhe e padrejtë, u tregua edhe e padrejtë ndaj nesh. Megjithatë ne shqiptarët nuk mund të kemi një plan B kur vjen fjala për lirinë individuale, apo sundimin e ligjit. Zgjidhja e një alternative ndaj anëtarësimit të plotë në BE do të ishte të hiqje dorë nga mënyra e jetesës. Për ne nuk është retorikë pro europiane është çështje jete apo vdekje për ëndrrën tonë për t’u lënë brezave tonë një vend ku liria funksionon për gjithkënd. Shqipëria ka përmbushur të gjitha parakushtet për nisur këtë fazë të anëtarësimit. Kjo duke nxitur një sistem gjyqësor më transparent dhe në historinë tonë për herë të parë po shohim hetime të profilit të lartë dhe figura politike që po gjykohen apo dënohet pavarësisht lidhjeve politike. Do ta bëjmë këtë, institucionet tona të reja të drejtësisë po shënojnë përparime domethënëse krahas agjencive ligjzbatuese të partnerëve europianë. Do ta bëjmë këtë duke vazhduar edhe më tej. Ne kemi zbatuar një kuadër ligjo bazuar në standard të këshillit të europës”, tha Rama

Back to top button