Rama pas ftesës që Trumb i bëri Osmanit: Të çmohet dora e shtrirë nga presidenti i SHBA-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqe,.
Sipas tij, “ky është një gjest tejet domethënës i presidentit amerikan Donald Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë”.
Duke e përsëritur dy herë urimin në postimin e tij në platformën X, Rama ka shkruar se dëshiron të besojë se “faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje”, por edhe me respektin për Osmanin personalisht e për rolin e saj ndërkombëtarisht.
Rama, që poashtu mori ftesë nga Trump, i ka kthyer atij përgjigje pozitive.