Rama pas marrëveshjes për rrymën: Kjo është rruga e duhur
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, PëR arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore, ka thënë se kjo është gjëja e duhur për t’u bërë dhe se sipas tij të tjerat janë humbje kohe.
“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!”, u shpreh Rama.
Kujtojmë që, Kosova e Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kanë arritur të nënshkruajnë të martën marrëveshjen për energjinë, e cila parasheh faturimin e energjisë elektrike për komunat veriore të Kosovës./21Media