Rama për 15 milionshin: S’është kjo ndihma e vetme BE-së

“BE, KE po punon intensivisht me ne”

Fondi prej 15 milionë euro i dhënë nga Komisioni Evropian, nuk do të jetë ndihma e vetme e BE-së për Shqipërinë. Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë, i sapo kthyer nga Londra, duke iu përgjigjur kështu kritikave në këtë drejtim.

“KE ka dedikuar një fond 15 milionë euro të menjëhershëm nga portofoli i komisionerit që mori stafetën nga komisioneri Hahn, është një transh i parë i emergjencës që është dhënë duke kapërcyer të gjithë proceset burokratike në komision dhe nuk është kjo ndihma financiare e BE. U hodhën përpjetë spektatorët që u shërbëjnë telespektatorëve duke folur marrëzira. BE, KE po punon intensivisht me ne edhe për dy mekanizma të tjerë, së pari për t’iu përgjigjur kërkesës sonë për të rialokuar të gjitha fondet e IPA për rindërtimin, fondet IPA të destinuara apo planifikuara në një transh dhe tjetra mekanizmi i solidaritetit për raste emergjencash natyrore e BE. Nëse për të parin duhet thjesht një proces i brendshëm politik brenda në Komision, për të dytin duhet të mblidhen të gjithë të dhënat. Pa të dhënat nuk ka si bëhet. Të dhant po mblidhen intensivisht edhe me ndihmën e KE”, deklaroi Rama.

Dje u bë e ditur se Komisioni Evropian do të japë 15 milionë euro pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ku humbën jetën 52 persona në Tiranë, Durrës dhe në Thumanë.

Back to top button