Rama për situatën në Durrës: Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përmbytjeve që goditën qytetin e Durrësit ditët e fundit.
Në një shënim në rrjetet sociale, Rama thekson se reshjet e përmbytjet janë një fenomen natyror, që ka ndodhur edhe në vende të tjera.
“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe Bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e më radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf,” tha Rama.