Rama: Po mirëmbajmë rrugët e kryeqytetit – kujdes gjatë vozitjes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren duke pastruar rrugët nga rënia e borës,

Sipas tij, të gjitha ekipet bashkë me zjarrfikësit po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar.

“Bora ka mbuluar Prishtinën tonë dhe ne po mirëmbajmë rrugët e kryeqytetit. Kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren, të gjitha ekipet tona bashkë me zjarrfikësit po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar. Ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht”, ka shkruar Rama në Facebook.

Back to top button