Rama pret Von Cramonin, kryeqyteti ishte në fokus të diskutimeve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur sot në takim eurodeputeten Viola von Cramon.

Rama tha se gjatë këtij takimi disktuan për për një sërë çështjesh të rëndësishme të pushtetit lokal.

“të zhvillimit të projekteve nga fondet e BE-së, për vizionin tonë për kryeqytetin si dhe bashkëpunimin e Prishtinës me qytetet e vendeve tjera të botes demokratike. “, shkroi i pari i Prishtinës në Facebook.

Rama po ashu tregoi se ata gjatë diskutimit të tyre u diskutuan në në çështje si: Zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit si dhe rritja e mundësive ekonomike dhe përmirësimi i infrastrukturës.

“Eurodeputetja Von Cramon shprehu mbështetjen e saj të plotë për iniciativat dhe projektet tona për transformimin e Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes nesh.”, shkroi kryetari Rama./21Media

Back to top button