Rama – qeverisë: T’i lëmë prapa politikat bllokuese të mbrapshta, fondet të transferohen menjëherë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë thirrje për Qeverinë e Kosovës që të ndajnë buxhetin për Komunën e Prishtinës. Rama ka fajësuar qeverinë në detyrë për mbajtje peng të mjeteve që duhet të ndahen për komunën e Prishtinës.

Ai ka përmendur edhe refuzimin e takimit nga ana e Hekuran Muratit dhe Albin Kurtit.

“Ne kemi paralajmëruar me muaj të tërë për bllokadat që po i bëhen kryeqytetit prej ministrisë së Financave në mënyrë të jashtëligjshme. Dje ishim edhe me protestuesit përpara Ministrisë së Financave, përpara Qeverisë ku unë kërkova takim urgjent me ministrin e kryeministrin, por ata refuzuan të takohen. Jam edhe sot i gatshëm të takohem menjëherë kudo që ata dëshirojnë dhe ta zhbllokojmë këtë proces. T’i lëmë prapa politikat bllokuese të mbrapshta, fondet që na takojnë me ligj të transferohen menjëherë e të dalin pagat. Jam i gatshëm për çfarëdo mënyre alternative që ta zgjidhim këtë problem e të zhbllokohet procesi. Zgjidhja është shumë e thjeshtë, menjëherë mund të bëhet nga ministri. Fondet janë tonat, nuk ka asnjë bazë ligjore që t’i mbajë peng”, ka thënë ai në konferencën për media.

Teksa shtoi se pasi të zgjidhet çështja me transportuesit urban do të shqyrtohet edhe thirrja për betimin e asamblistëve të rinj.

“Nuk kemi pasur kohë dje e sot të merremi me këtë çështje për shkak të situatës së krijuar”, tha Rama./21Media

Back to top button