​Rama shkarkon ministrin e Brendshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi, derisa në vend të tij ka emëruar Taulant Balla.

Rama ka shkruar në Twitter se të hënën do t’i dorëzojë zyrtarisht Presidentit të Republikës, propozimet.

“Falënderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”, ka shkruar ai.

Back to top button