Rama shkoi në Shtëpinë e të Moshuarve: Për çështje sigurie banorët do të dërgohen në hotel

(Lajm i përditësuar)

Të gjithë banuesit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, janë evakuuar dhe do të dërgohen në hotel, pas zjarrit që përfshiu një pjesë të këtij objekti, Kështu bëri të ditur për media kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ai nga vendi i ngjarjes ka thënë se një gjë e tillë po bëhet për çështje sigurie dhe ambientit të tymosur, duke shtuar se të gjithë banuesit janë mirë.

“Të gjithë janë mirë në aspektin shëndetësorë, mjekët janë këtu për të konfirmuar se të gjithë janë mirë. Isha në inspektim së bashku me ekipin dhe vendosëm për çështje sigurie që banorët sot me i largu dhe me i dërguar në një hotel”, ka thënë Rama.


​Shuhet zjarri në shtëpinë e pleqve, nuk ka të lënduar

Shtëpia e Pleqve në Prishtinë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 18:00. Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se zjarri është lokalizuar derisa nuk ka persona të lënduar, vetëm se sipas saj disa kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësimit të frymarrjes nga tymi.

“Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka  ndonjë person të lënduar.”, tha Ahmeti./21Media

 

Back to top button