Rama shpërndan një pjesë të dëshmisë së Rubin në Hagë: Proces shtangës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një pjesë nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, i cili qe dy ditë po dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë, në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK’së. Ai është ftuar nga ekipi mbrojtës i ish-Presidentit Hashim Thaçi.
Pjesa e dëshmisë që ka ndarë Rama ka të bëjë me kritikat e Rubin për trajtimin e rastit të ish-presidenti Hashim Thaçi.
“LIRIA KA EMËR Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare…”, ka shkruar Rama