Rama: Sot fillon një epokë e re, bashkë do t’i dalim zot vetvetes
Kryetari i sapo zgjedhur i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se fitorja e tij nuk do të ishte e mundshme pa besimin dhe angazhimin maksimal të njerëzve që i besuan dhe e ndihmuan në fushatë.
Përmes një shkrimi në Facebook, ku ndau dhe fotografi me qytetarët e Prishtinës, Rama ka falënderuar ata për besimin e dhënë dhe bashkëshorten e tij për përkrahjen.
Rama ka theksuar se nga sot fillon një epokë e re, siç është shprehur ai, në të cilën të gjithë bashkë, do t’i dalin zot vetvetes./21Media